Reali ‘mbret’ i Evropës, mposht Dortmundin
Real Madridi ka fituar trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit të tyre.
‘Los Blancos’ mposhtën Borussia Dortmundin, me rezultat 2-0, të shtunën mbrëma në ‘Wembley’ në finalen e elitës së futbollit evropian.
Dueli mes skuadrës gjermane dhe asaj ka prodhuar një superndeshje.
Në pjesën e parë ishin ‘milionerët’ e Gjermanisë që bën ndeshje më të mirë, duke krijuar disa raste të mira, por ishte ishte Courtois që nuk lejojë që topi të prek rrjetën e ‘Los Blancos’.
Në fraksionin e dytë gjerat ndryshuan. Ishin të besuarit e mjeshtrit të Champions-it, Carlo Ancelottit trë cilët e kontrolluan lojën më mirë, bën presion të madhe drejt portës kundërshtare, duke shënuar dy gola.
Fillimisht Carvajal (74’), i cili zhbllokojë ndeshjen duke kaluar madrilenët në epërsi prej 1-0.
Ndërsa braziliani Vinicius Junior (83’), i dha goditje e nokautit Dortmundit, duke dyfishuar epërsinë e Realit në 2-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo finalen e madhe e Ligës së Kampionëve. /rtk/