Reali kishte refuzuar ofertën për transferimin e Walker

Reali kishte refuzuar ofertën për transferimin e Walker

Real Madrid raportohet se kishte refuzuar mundësinë për të nënshkruar me Kyle Walker në janari e kaluar.

‘Los Blancos’ kishin mundësinë të nënshkruanin me kapitenin e Manchester City-t, gjatë afatit kalimtar të janarit, por zgjodhi të mos reagojë fare ndaj ofertës.

Sipas “The Athletic”, Manchester City kontaktoi me klubin madrilen për të propozuar transferimin e 34 vjeçarit në “Santiago Bernabeu”, në një kohë kur Reali po përballej me mungesa në krahun e djathtë të mbrojtje pas lëndimeve të Dani Carvajal dhe problemeve fizike të Lucas Vazquez.

Megjithatë, siç raportohet, Reali nuk dha asnjë përgjigje, madje as një refuzim formal ndaj propozimit të City-t.

Pas kësaj, Walker vendosi t’i bashkohej AC Milanit deri në fund të sezonit.

Share This