
Reali kërkon të mposhtë Barçën në merkato, gati 58 milionë për Nico Williams
Real Madrid po shqyrton blerjen e Nico Williams: lajmet vijnë nga Spanja, ku Marca raporton synimin e klubit madrilen për t’i bërë dhuratën e parë trajnerit të ri Xabi Alonso.
Anësori i Athletic Bilbao kushton 58 milionë euro, shifër kjo që korrespondon me klauzolën e lirimit: në këmbim të pagesës së kësaj shume, klubi i Florentino Perez nuk do të duhej të negocionte as me Athletic Club, por vetëm me rrethin e lojtarit.
Një bombë e vërtetë merkatoje, jo vetëm sepse do të ishte një tjetër fenomen që do të siguronin “blancos”, veçanërisht në repartin e sulmit, por edhe për efektin që do të kishte në treg. Verën e kaluar, në fakt, Nico Williams ishte protagonist i një telenovele të gjatë ku përfshihej rivali i Barcelonës, me lojtarin që për një kohë të gjatë u shfaq një hap larg nënshkrimit për “blaugranat”. Në fund, gjendja financiare e klubit katalanas nuk lejoi mbylljen e marrëveshjes.