Real-Mbappe, këto janë zhvillimet e fundit

Real-Mbappe, këto janë zhvillimet e fundit

Real Madridi është afër finalizimit të nënshkrimit me Kylian Mbappe-n.

Ylli francez tashmë i ka dhënë lamtumirën PSG-së.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano ‘Los Blancos’ janë afër marrëveshje me Mbappe-n.

“Real Madridi është afër finalizimit të nënshkrimit me Kylian Mbappe-n”, shkruan Romano.

Sipas tij, Reali planifikon prezantimin e francezit para fillimit të EURO 2024.

Tashmë është vetëm çështje ditësh kur reprezentuesi i Francës do të zbresë në ‘Bernabeu’. /rtk/

Share This