Real Madridi merr fitore të vështirë ndaj Getafes për të mbajtur gjallë shpresat për titull fal golit të Arda Guler

Real Madridi merr fitore të vështirë ndaj Getafes për të mbajtur gjallë shpresat për titull fal golit të Arda Guler

Real Madridi ka marr një fitore të rëndësishëm ndaj Getafes si mysafir me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 33-të të La Ligas.

Mbretërit e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar në dy raste, me Fran Garcian dhe Brahim Diazin.

Por në minutën e 22-të, Arda Guler me një goditje të bukur nga distanca shënoi për 1-0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë,  ndërsa në të dytën nuk munguan rastet.

Alvaro Rodriguez rrezikoi për Getafen në minutën e 58-të, ndërsa Brahim Diaz kishte rast të mirë për mbretërit.

Vinicius Junior ishte afër që të shënonte, por David Soria, bëri pritje të madhe.

Deri në fund nuk ndryshoi rezultati, me Real Madridin që mori fitoren e 22-të sezonale, shkruan telegrafi.

Tani, Mbretërit kanë 72 pikë, ndërsa Getafe ka 39 pikë.

Real Madridi tani ka katër pikë më pak se Barcelona në krye.

Share This