Real Madridi me përmbysje të çmendur mposht Dortmundin, ja të gjitha rezultatet

Real Madridi me përmbysje të çmendur mposht Dortmundin, ja të gjitha rezultatet

Real Madridi ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Borussia Dortmundit, në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse ishin në disavantazh prej 0:2, “Los Blancos” e përmbysën në 5:2 për t’i arkëtuar pikët e plota.

Dortmundi e nisi për mrekulli, ku Donyell Malen kaloi gjermanët në epërsi pas asistimit të Guirassyt (30’).

Vetëm katër minuta më vonë, Gittsën e dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Malen (34’).

Dortmundi vazhdoi të dominojë duke krijuar edhe disa raste, me Real Madridin që dukej e “vdekur” në këtë pjesë. Rastet e vetme që i kishin ishin traversat e goditura nga Jude Bellingham e Rodrygo.

Megjithatë, madrilenët në pjesën e dytë treguan krejtësisht fytyrë tjetër. Fillimisht në stilin e tyre, brenda tre minutave e barazuan rezultatin.

Antonio Rudiger mori një asistim fantastik nga Kylian Mbappe për ta ngushtuar epërsinë (60’), ndërsa tre minuta më vonë Vinicius Jr e barazoi rezultatin (63’).

Ishte Lucas Vazquez që e dërgoi “Santiago Bernabeun” në festë me një solo gol, ku me një goditje precize e përmbysi epërsinë (83’).

Kurse, fitoren e vulosi vetë Vinicius Jr me një supergol nga distanca pasi mori topin nga gjysma e fushës (86’).

Braziliani në fund edhe e kompletoi het-trikun duke dribluar tre futbollistë dhe me një goditje të fuqishme e ktheu Dortmundin në Gjermani (90+4′).

Real Madridi tani renditet në pozitën e 11-të me gjashtë pikë, ndërsa Dortmundi bie në vendin e gjashtë me po aq pikë.

Te gjitha Rezultatet:

 

Share This