Real Madridi me mund mposht Celta Vigon

Real Madridi me mund mposht Celta Vigon

Real Madridi ka marrë tre pikë të vështira në udhëtim te Celta Vigo.

“Los Blancos” vuajtën deri në fund për të fituar me rezultat të ngushtë 1:2.

Kylian Mbappe me një gol të bukur nga distanca e kaloi Realin në epërsi pas asistimit të Camavingas (20’).

Celta u këndell përmes Sweberg, i cili mori një harkim të bukur nga Minugeza (51’).

Sidoqoftë, heroin për Realin e bëri Vinicius Jr që e finalizoi për mrekulli asistimin e Luka Modricit (66’).

Celta Vigo kishte edhe dy mundësi shënimi në fund për ta barazuar rezultatin, mirëpo fatmirësisht për Realin nuk i finalizuan.

Reali tani ka 24 pikë në La Liga, aq sa lideri Barcelona, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar kurse Celta gjendet në vendin e 10-të me 13 sosh.

Share This