
Real Madridi kërkon një mbrojtës, Konate në listën e madrilenëve
Ditëve të fundit është folur shumë për interesimin e Real Madridit për mbrojtësin e Liverpool-it, Ibrahima Konate, raportojnë mediet spanjolle.
‘Los Blancos’ gjatë këtij sezoni kanë hasur në probleme të shumta për shkak të lëndimeve, veçanërisht në mbrojtje, gjë që ka bërë që Raul Asencio të fitojë një vend në ekipin e parë.
Kjo situatë mund të ndikojë në vendimet që klubi do të marrë së shpejti.
Duke qenë se ekzistojnë dyshime të arsyeshme për domosdoshmërinë e nënshkrimit të një tjetër qendërmbrojtësi, emra të ndryshëm janë shfaqur në agjendën e Real Madridit. Njëri prej tyre është Ibrahima Konate, 25-vjeçari i Liverpool-it, i cili me skuadrën angleze ka kontratë deri në vitin 2026.
Sipas ‘Le Parisien’, përgjigja e mbrojtësit francez ka qenë e qartë. Me kontratën e tij që skadon pak më shumë se një vit, ai nuk dëshiron të shpërqendrohet nga e ardhmja e tij në këtë moment.
Konate do të presë deri në fund të sezonit për të diskutuar me agjentin e tij dhe për të vlerësuar opsionet përpara se të marrë një vendim.
Me 31 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, si dhe dy gola e dy asistime, Konate mbetet një futbollist i rëndësishëm për skuadrën e Arne Slot.