Real Madridi ka filluar të marr anë nga Haaland, për arsye të vrazhdësisë së Mbappes
Telenovela e Kylian Mbappe ka ende jehonë në Real Madrid dhe do të jetë e nevojshme të shihet nëse ka përfunduar, apo thjesht është bërë një pushim deri vitin e ardhshëm.
Por çfarëdo që të ndodhë me francezin, tani ka filluar të hyjë në lojë një tjetër emër: Erling Haaland.
Një telenovelë që lindi nga disa deklarata të përfaqësuesit të Haaland duke lënë në parim hapur derën e lojtarit për të shkuar te Real Madridi vitin e ardhshëm.
Me sa duket, lojtari ka një klauzolë në kontratën e tij me Man Cityn që të mund të largohet vitin e ardhshëm, por ende e pakonfirmuar.
Ajo që dihet sigurt është se klauzola e lojtarit ekziston për vitin 2025 dhe çmimi është 200 milionë euro
Real Madridi ka filluar të marrë anët mes Haaland dhe Mbappé dhe tani norvegjezi është përpara francezit. Arsyeja është se Los Blancos janë ngopur me vrazhdësinë e Mbappes ndaj Real Madridit.
Pavarësisht gjithë kësaj, nuk duket se Haaland është gati të largohet nga Manchester City në të ardhmen e afërt, pasi shihet se është shumë i lumtur aty