
Real Madridi dhe Liverpooli interesohen, Bayerni vepron për të mbajtur yllin e tyre
Drejtuesit e Bayern Munich kanë nisur negociatat për të zgjatur dhe siguruar kontratën e sulmuesit francez Michael Olise, duke qenë të vetëdijshëm për interesin që ai ngjall tek klube të tilla si Real Madrid dhe Liverpool.
Futbollisti 24-vjeçar është bërë tashmë një nga transferimet më të spikatura të klubit bavarez në vitet e fundit, duke regjistruar shifra mbresëlënëse këtë sezon: 13 gola dhe 20 asistime në 28 ndeshje zyrtare.
Sipas Sport Bild, drejtuesit e klubit synojnë të mbyllin marrëveshjen e rinovimit para Botërorit, turne që mund të rrisë edhe më shumë popullaritetin e lojtarit.
Më pak se dy vite më vonë, insistimi i drejtorit sportiv Max Eberl, mbështetësi i tij kryesor, ka dhënë rezultate, duke e konsoliduar sulmuesin e ri si një pjesë kyçe të ekipit.




