Real Madrid synon rekordin mbresëlënës
Real Madrid viziton Bragën të martën në mbrëmje me synimin për të arritur një rekord mbresëlënës në Champions League: Fitoren kundër kundërshtarit të 108 të përballur në kompeticionin kryesor të klubeve. Madrilenët kanë dy fitore pas dy ndeshjeve të para, megjithatë duke vuajtur jo pak me Union Berlin dhe Napoli, me gola të shënuar në pjesën e fundit të takimeve. Në fundjavë, skuadra e Ançelotit barazoi në një takim të tensionuar me Seviljen. Portugezët marrin pjesë për herë të dytë në fazën e grupeve dhe në ndeshjen e kaluar përmbysën shifrat nga 0-2 në 3-2 kundër Union Berlin.
Atmosfera në kampion berlinez është tepër e zymtë, me një seri të gjatë humbjesh në kampionat e Champions League. Në kompeticionin evropian kanë qenë edhe pak të pafat me dy humbje të pësuara në sekondat e fundit me Real Madrid dhe Bragën, ku rezutlati nuk pasqyroi korrektësisht paraqitjen. Union rrezikon të bëhet skuadra e parë gjermane pas Shalkes që humbet tri ndeshjet e para në Champions League.
Napoli ndërkaq është favorit i takimit dhe shpreson të hyjë në shinat e kualifikimit, duke llogaritur edhe ndeshjen e Bragës me Realin. Italianët kanë bilanc pozitiv përballë skuadrave të Bundesligës dhe kanë fituar në tre udhëtimet e fundit në Gjermani. Skuadra e Rudi Garcias ka humbur 3 nga 11 ndeshjet e fundit evropiane në transfertë.
Në nëntë ndeshjet e fundit në fazën e grupeve Champions, Napoli nuk e njeh barazimin, duke arritur 7 fitore e 2 humbje.