Real Madrid siguron triumfin e tretë, Arsenal bind ndaj Sevilla-s, Napoli lë Union Berlin pa pikë

Real Madrid siguron triumfin e tretë, Arsenal bind ndaj Sevilla-s, Napoli lë Union Berlin pa pikë

Real Madrid siguron fitoren e tretë në fazën e grupeve të Champions League pas triumfit 1-2 në transfertë ndaj Bragës, duke kryesuar Grupin C me pikë të plota.

Madrilenët zhbllokuan takimin që në minutën e 16’ me Rodrygon, që shënoi pas asistit të dhuruar nga Vinicius Junior.

Ndërsa në minutën e 61’, po me assist të Vinicius ishte Bellingham ai që gjeti rrugnë drejt rrjetës, duke dyfishuar avantazhin e ekipit të tij,

Braga tentoi të reagoi dhe ia doli që të shënonte me Djalo në minutën e 63’, por në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 1-2, me Rea,lin që kryeson grupin me nëntë pikë, teksa Braga qëndron në vend të tretë me tre pikë.

Ndeshja tjetër e Grupit C, ajo mes Union Berlin dhe Napolit përfundoi me fitoren 0-1 të kampionëve në fuqi të Italisë.

Goli i vetëm i këtij takimi u realizua në minutën e 65’ nga Raspadori që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të Kvaratskhelias.

Pas ndeshjes së raundit të tretë, Union Berlin renditet në vend të fundit të Grupit C me zero pikë, teksa Napoli qëndron në vend të dytë me gjashtë pikë.

Manchester United-Copenhagen mbyllën raundin e tretë të Grupit A, me “Djajtë e Kuq” që fituan minimalisht me rezultatin 1-0.

Goli i vetëm në këtë takim u realizua nga mbrojtësi, Harry Maguire, i cili gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 72’ pas asitit të Eriksen. Copenhagen pati mundësinë për të barazuar, por Larsson humbi penalltinë në minutën e 90+7′.

Pas kësaj ndeshje Manchester United renditet në vend të tretë të Grupit A me tre pikë, teksa Copenhagen qëndron në vend të fundit me një pikë.

Arsenal bind në transfertën e Sevilla-s, të cilën e fitoi me rezultatin 1-2 dhe aktualisht kryeson Grupin B të Champions League.

Ishte Martinelli ai i cili zhbllokoi këtë takim, me golin e realizuar në minutën e 45+4’, teksa Gabriel Jesus dyfishoi avantazhin e “The Gunners” në minutën e 53’.

Sevilla nga ana e saj gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 58’ me Gudelj, por në fund takimi u mbyll me rezultatin 1-2, me Arsenal që kryeson me gjashtë pikë Grupin B, ndërsa Sevilla renditet në vend të tretë me dy pikë.

Lens-PSV u ndanë me barazimin 1-1, për vendasit realizoi Wahi në minutën e 65’, teksa miqtë e gjetën golin me Bakayoko në minutën e 55’.

Pas kësaj ndeshje Lens renditet në vend të dytë të Grupit B me pesë pikë, teksa PSV në vend të fundit me dy pikë. /SS/

Share This