Real Madrid ndalet nga Sevilla

Real Madrid ndalet nga Sevilla

Real Madrid nuk ka fituar më shumë se një pikë në udhëtim te Sevilla.

“Los Blancos” barazuan me rezultat 1:1, në kuadër të xhiros së 10-të në La Liga.

Ndeshja ishte shumë e barabartë nga minuta e parë, me të dy skuadrat spanjolle që kishin raste të shumta shënimi por që iu mungoi finalizimi deri vonë.

Ishte mbrojtësi David Alaba që realizoi autogol, ku e dërgoi topin brenda rrjetës në përpjekje për ta larguar (74’).

Sidoqoftë, gëzimi i vendasve zgjati vetëm katër minuta pasi mbrojtësi Dani Carvajal realizoi me kokë për të barazuar rezultatin pas një harkimi të Toni Kroosit (78’).

Si Sevilla ashtu edhe Reali tentuan ta gjenin golin e fitores deri në fund mirëpo që nuk munden t’i konkretizonin.

Për Real Madridin ky është barazimi i parë në kampionatin spanjoll ku mbetet lider me 25 pikë, derisa Sevilla është duke vazhduar me këndelljen duke u ngritur në pozitën e 13-të me nëntë pikë të mbledhura.

Share This