Real Madrid gjen zëvendësuesin e Militaos, e do yllin e Arsenalit

Real Madrid gjen zëvendësuesin e Militaos, e do yllin e Arsenalit

Real Madrid ka shprehur interesim për mbrojtësin Gabriel Magalhaes, por lojtari është i lumtur te Arsenal.

Mbrojtësi Eder Militao këputi ligamentin dhe do të mungojë për disa muaj, andaj “Los Blancos” po e vlerësojnë si opsion transferimin e një mbrojtësi.

Sipas “Daily Mail”, Gabriel është në ‘radarin’ e madrilenëve por që braziliani është i lumtur në “Emirates Stadium” andaj nuk po konsideron largimin.

Deri më tani Real Madrid veç ka shprehur interesim për brazilianin mirëpo asgjë serioze, pasi nuk kanë nisur kontaktet me lojtarin ose të bëjnë ndonjë ofertë zyrtare.

Real Madrid mbetet i fokusuar te çështja e Kylian Mbappes dhe mund të zhvillojë tërë sezonin me këta lojtarë, meqenëse Nacho Fernandez mund të luajë si alternativë.

“Los Blancos” e kanë nisur fuqishëm sezonin duke shënuar dy fitore në udhëtim, ndaj Athletic Bilbaos respektivisht Almerias, raporton nacionale.

Në xhiron e radhës, Reali do të jetë prapë mysafir – këtë herë i Celta Vigos, sfidë që zhvillohet të premten më fillim nga ora 21:30.

Share This