Real Madrid gati 75 milionë euro për Arnold

Real Madrid gati 75 milionë euro për Arnold

Real Madrid duket se është gati të bëjë një ofertë zyrtare në vlerën e 75 milionë eurove për mbrojtësin e krahut Trent Alexander-Arnold.

“Los Blancos” janë duke ndërtuar një epokë të re “Galaktikësh” dhe e vlerësojnë anglezin si adekuati për ta zëvendësuar Dani Carvajalin.

Gazetarët e besueshëm si Fabrizio Romano e Matteo Moretto kanë konfirmuar se Reali ka interesim për Arnold, mirëpo “The Sun” raporton se gjiganti madrilen dëshiron edhe të bëjë një ofertë në vlerën e 75 milionë eurove.

Liverpool ende nuk ka nisur të negociojë për rinovimin e kontratës së Arnold, që skadon më 2025 dhe nëse Reali arrin marrëveshje me anglezin, atëherë do të jetë në një pozitë shumë të favorshme.

14 herë kampioni i Evropës po funksionon në të njëjtën mënyrë siç bëri me Alphonso Davies të Bayern Munichut, që ka marrëveshje në parim dhe thuhet se do të largohet qysh në verë.

Kësisoj, Reali do të jetë mjaftë aktivë në afatin e verës ku shihen prurjet si Arnold, Davies e Kylian Mbappe, pa harruar edhe ardhjen e talentit brazilian Endrick, shkruan nacionale.

Sa i përket anglezit, ai ende nuk ka diskutuar kalimin e mundshëm te Real Madridi meqenëse është i fokusuar te kombëtarja e Anglisë.

Share This