Reagon Rrahmani pas operimit: Ju premtoj që do të rikthehem më i fortë duke luftuar për gjëra të mëdha
Futbollisti Albion Rrahmani, ka reaguar pas nënshtrimit të operacionit për lëndimin që e pësoi me Kosovën ndaj Andorrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Rrahmani ka falënderuar të gjithë për përkrahjen, në veçanti stafin mjekësore të Kombëtares së Kosovës.
Ai ka potencuar se do të rikthehet edhe më i fortë, transmeton KK.
“Dua të ju falënderoj të gjithë juve për mesazhet e shumta dhe përkrahjen që keni treguar për mua dhe familjen time në këto ditët e fundit, falënderoj jashtëzakonisht shume stafin mjekësor të kombëtares së Kosovës që të cilët nga momenti i lëndimit treguan gatishmëri të lart veprimi në mënyrë profesionale, poashtu dua ta falënderoj përzemërsisht ekipin tim të cilët nga momenti i parë ishin afër meje dhe më ofruan dhe janë duke më ofruar shërbimet më të mira të mundshme mjekësore dhe çdo gjë tjetër që kam nevojë”, shkroi Rrahmani në rrjetin social Instagram.
“Faza e rikuperimit për mua fillon nga tani dhe ju premtoj që do të rikthehem më i fort duke luftuar për gjëra të mëdha së bashku me përkrahjen e juaj. Faleminderit”.