Reagon Ramosaj: Më hakuan Instagramin, s’kam dhënë dorëheqje
Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar qytetarët se Instagrami i tij është hakuar dhe ai nuk ka dhënë dorëheqje.
Një postim i Ramosajt në “InstaStory” çuditi shumë qytetarë të Deçanit, në të cilën shkruhej se ky i fundit ka dhënë dorëheqje, dhe që i është bashkuar LVV-së.
Sidoqoftë, Ramosaj shpejtë ka reaguar për ta bërë të qartë se nuk ka dhënë dorëheqje, por që dikush e ka hakuar Instagramin e tij.
“Qytetarë të nderuar të Deçanit. Ju njoftoj se pak minuta më parë më është hakuar faqja ime zyrtare në rrjetin social Instagram”.
“Si kryetar i Aleancës kam për obligim t’ju njoftoj se lajmet që kam dhënë dorëheqje nga partia nuk janë të vërteta”.
“Andaj, ju lis mos të bini pre e propagandave që vijnë nga njerëzit e lig. Së bashku me kryetarin tonë Ramush Haradinaj do të vazhdojmë duke punuar për të mirën e secilit prej jush”, shkroi ai ndër të tjera.