Rashica rikthehet në Angli, e kërkojnë disa klube
Milot Rashica mund të rikthehet në futbollin anglez gjatë këtij muaji.
Mediumet në Turqi, të hënën kanë raportuar se disa skuadra angleze kanë shprehur interesim për shërbimet e Rashicës, i cili është pjesë e Beshiktashit.
Emrat e skuadrave angleze nuk janë bërë publike, por thuhet se drejtuesit e Beshiktashit po shqyrtojnë ofertat e tyre për Rashicën dhe pritet së shpejti të marrin një vendim për të ardhmen e 28-vjeçarit.
Te Beshiktashi duan ta mbajnë Rashicën, por në anën tjetër një ofertë e mirë për kartonin e tij, mund ta bind ekipin turk për ta liruar sulmuesin e krahut gjatë këtij afati kalimtar.
Rashica në vitin 2023 iu bashkua Beshiktashit nga Norwich City për 5 milionë euro dhe me skuadrën turke ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Këtë sezon, Rashica në 18 ndeshje të luajtura për Beshiktashin në të gjitha garat, ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 5 asistime.