Rashica ‘ngrin’ Izraelin
Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Izraelit prej 1-0.
Dardanët dhe izraelitët po luajnë në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Është Milot Rashica, i cili në minutën e 41-të shënon gol për të kaluar Kosovën në epërsi në duel me Izraelin.
Ky ballafaqim ishte paparë të luhej më 15 tetor, por u shty nga FIFA me kërkesë të Izraelit pas sulmit të muajit të kaluar të grupit radikal palestinez, Hamas në qytetet e Izraelit jugor, ku mbetën të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen mbi 240 të tjerë.