Rashica mesazh Lugano-s: Kemi ardhur për fitore
Ylli kosovar i Besiktas, Milot Rashica, ka paralajmëruar skuadrën zvicerane, Lugano-n se skuadra e tij synon fitore në duelin e sotëm.
Lugano dhe Besiktast do të përballen sonte në ndeshjen e parë të fazës së play-off-it në Europa League.
Rashica thotë se skuadra e tij është në formë të mirë dhe ne duel me Luganon kërkon fitore.
“E kemi nisur sezonin mirë. Jemi gati dhe kemi ardhur këtu për fitore. Jemi në dijeni se kemi një kundërshtar të mirë, por shumë gjëra kanë ndryshuar tek ne. Kemi lojtarë të rinj dhe trajner të ri”, ka thënë Rashica.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, me Besiktasin ka startuar mjaft mirë këtë sezon të garave duke fituar Superkupën e Turqisë.
Ndeshja-Lugano-Besiktas fillon në orën 20:30.