Rashica: Kur shënon për Kosovën është ndjenjë krejtësisht ndryshe
Sulmuesi i Kosovës Milot Rashica, ka thënë se është i lumtur me golin e shënuar dhe fitoren kundër Izraelit.
Dardanët mposhtën Izraelin (1-0), të dielën në “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të kualifikueseve për Evropianin “Gjermania 2024”.
Rashica pas ndeshjes tha se është ndjenjë ndryshe kur shënon gol për Kosovën.
“Kur shënon për Kosovën është ndjenjë krejtësisht ndryshe. Ndihem mirë kur i bëjmë të lumtur tifozët që po na përkrahin vazhdimisht pavarësisht situatës ku jemi”, ka thënë Rashica.
Kosova pas fitores ndaj Izraelit, tani ka dhjetë pikë në vendin e katërt, një me pak se Izraeli, kurse, Romania kryeson Grupin I me 16 pikë, një më shumë së Zvicra.