Rashica e Berisha së bashku me Mbappen në formacionin e javës
Kosova dhe Shqipëria fituan ndeshjet përkatëse në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Kosova mposhti Andorrën me rezultat 0:3, me po të njëjtat shifra Shqipëria triumfoi ndaj Çekisë.
Milot Rashica dhe Etrit Berisha ishin integral në suksesin e dy kombëtarëve.
Sulmuesi shënoi dy gola dhe asistoi të tretën, derisa Berisha mbajti portën e pa prekur me super pritje, transmeton lajmi.
“Sofascore” ka përzgjedhur formacionin më të mirë të xhiros së shtatë të kualifikimeve.
Pjesë e këtij formacioni janë edhe Rashica e portieri shqiptar, përkrah yjeve botërore si Kylian Mbappe, e Bruno Fernandes.
Lojtari më i vlerësuar është Milot Rashica, i cili ka marrë notën 9.8, më shumë se çdo lojtar tjetër në 11-she.