Rashford pranë huazimit te klubi i madh anglez

Rashford pranë huazimit te klubi i madh anglez

Marcus Rashford ka pranuar të kalojë te Aston Villa në formë huazimi, dhe transferimi i tij është çështje orësh, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.

Sulmuesi anglez nuk ka gjetur hapësira te Manchester United që nga ardhja e trajnerit portugez Ruben Amorim dhe tashmë po kërkon një rifillim te Aston Villa.

Negociatat mes klubeve janë në fazën finale, me marrëveshjen që pritet të përfshijë ndarjen e pagës mes dy skuadrave.

Rashford është pjesë e ekipit të parë të Manchester United që nga viti 2015. Gjatë kësaj periudhe, ai ka zhvilluar 287 ndeshje dhe ka shënuar tetëdhjetë e shtatë gola. Ai ka regjistruar gjashtëdhjetë paraqitje me Kombëtaren e Anglisë, duke realizuar shtatëmbëdhjetë gola.

Share This