
Rashford drejt Barcelonës?
Marcus Rashford raportohet se është një hap larg transferimit të bujshëm në La Liga.
Sipas “The Sun” dhe ‘Mail Online’, tashmë është zhvilluar një takim mes përfaqësuesit të futbollistit dhe drejtorit sportiv të Barcelonës, Deco.
Sulmuesi i Manchester United, i cili kaloi gjysmën e sezonit në huazim te Aston Villa, ka rigjetur formën e tij nën drejtimin e Unai Emery, gjë që ka tërhequr vëmendjen e kampionëve të Spanjës.
27 vjeçari duket se është gati ta mbyllë përfundimisht kapitullin me klubin e tij të fëmijërisë, derisa thuhet se do të jetë i disponueshëm për një shumë prej 40 milionë funte – një çmim që konsiderohet si mjaft i favorshëm për një lojtar të këtij niveli.
Për fat të keq, një lëndim në muskujt e pasmë të kofshës e la lojtarin jashtë fushë për katër ndeshjet e fundit të Premier League me Aston Villën, duke ndikuar ndjeshëm në përpjekjet e klubit për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.