Rashford besnik i Manchester United, refuzon milionat e PSG
Marcus Rashford nuk dëshiron të largohet nga Manchester United.
Konfirmimi erdhi nga “The Sun”, që shpjegoi se futbollisti anglez nuk ka ndërmend të largohet, aq sa hodhi poshtë ofertat e marra nga Paris Saint Germain.
Klubi francez shihte te sulmuesi zëvendësuesin ideal të Mbappe, që në fund të sezonit do të bashkohet me Realin e Madridit.
Gjigantët francezë bënë një përpjekje për të nënshkruar me 26-vjeçarin në vitin 2022, por nuk arritën ta joshin atë, pavarësisht se ofruan një pagë me vlerë 400,000 paund në javë.
As oferta e pak ditëve më parë, nuk ka bindur sulmuesin, që synon që të vazhdojë gjatë aventurën e tij me “djajtë e kuq”.