Raportimet nga Kroacia: Ylli i Ballkanit do të mungojë kundër Dinamo Zagreb

Raportimet nga Kroacia: Ylli i Ballkanit do të mungojë kundër Dinamo Zagreb

Një nga lojtarët më të mirë të Ballkanit të Kosovës, anësori Almir Kryeziu, raportohet se nuk do të luajë kundër Dinamo Zagreb në ndeshjen e fundit të grupit C të Ligës së Konferencës, të enjten në stadiumin “Maksimir”.

Kështu ka raportuar gazeta e madhe kroate “Jutarnji List” e cila thotë se bazuar në informacionet që kanë, Kryeziu nuk do të udhëtoj fare për në kryeqytetin kroat, përcjell lajmi.

“Për shkak të një lëndimi, Kryeziu nuk ka qenë i pranishëm në dy ndeshjet e fundit dhe sipas informacioneve që disponojmë, nuk do të udhëtojë as për në Zagreb” – raporton ndër tjerash ky medium.

Kryeziu ishte shënuesi i golit të parë për Ballkanin në Prishtinë ndaj Dinamos, ai ishte një kërcënim i vazhdueshëm për portën e gjigantit kroat.

Ballkanit i duhet medoemos fitorja në Zagreb kundër Dinamos dhe të shpresojë në fitoren e Viktoria Plzen kundër Astanas, në mënyrë që të sigurojë kalimin e fazës së grupeve.

Portokallezinjtë pas pesë ndeshjeve kanë katër pikë në pozitën e fundit, aq sa ka edhe Astana. Dinamo Zagreb është në pozitën e dytë me gjashtë pikë, ndërkohë Viktoria Plzen me 15 pikë kryeson grupin.

Share This