Rapidi konfirmon ftesën e Rrahmanit dhe Krasniqit nga Kosova
Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi kanë marrë ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, për miqësoren ndaj Norvegjisë.
Ftesën e ka konfirmuar klubi i dy sulmuesve, Rapid Bukureshti, përmes një postimi në Facebook.
Kosova më 5 qershor luan miqësore ndaj Norvegjisë në Oslo.
I konfirmuar është edhe Valon Berisha i LASK-ut.
Lista me gjithë lojtarët e ftuar pritet të publikohet së shpejti.