
Raphinha: Qëllimi im gjithmonë ka qenë vetëm Barcelona
Në një intervistë për “France Football”, sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, ka folur për vendimin e tij për të refuzuar ofertat e majme nga Arabia Saudite dhe përkushtimin e tij ndaj klubit katalanas.
“Qëllimi im gjithmonë ka qenë vetëm Barcelona,” theksoi braziliani.
“Kur erdha ndjeva besimin e njerëzve në klub, e dija vlerën time dhe çfarë mund t’i jepja Barcelonës çdo ditë”, theksoi Raphinha.
Raphinha konfirmon përkushtimin e tij për të ndihmuar Barcelonën në arritjen e objektivave në këtë sezon të garave.
Braziliani po bën një sezon të madh me katalonasit dhe ai është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Hansi Flick.