
Raphinha, lideri i ri i Barcelonës
Punë, këmbëngulje, qëndrueshmëri dhe sakrificë, këto janë cilësitë që e përshkruajnë më së miri Raphinha, një lojtar që nuk është dorëzuar kurrë, pavarësisht kritikave që ka marrë gjatë kohës së tij në Barcelonë.
Sulmuesi brazilian ka ditur të tregojë vlerën e tij në fushë, duke fituar besimin e Xavi Hernandez dhe tani të Hansi Flick.
Me fillimin e këtij sezoni, ai ka shpërthyer duke u treguar të gjithë talentin dhe përkushtimin e tij në ofensivën katalanase.
Një thesar për Barcelonën
Raphinha ka qenë një figurë kyçe në suksesin e Barcelonës, veçanërisht në Superkupën e Spanjës, ku ndihmoi ekipin e tij të mposht Real Madridin në finalen e zhvilluar në Arabinë Saudite.
Por ambiciet e tij nuk ndalen këtu. Braziliani po jep një kontribut të rëndësishëm në La Liga, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve, duke ndihmuar Barcelonën të synojë suksese të mëdha këtë sezon. Me formën e tij aktuale, ai është shndërruar në një lider të padiskutueshëm për ekipin ‘blaugrana’ dhe një armë e fuqishme për objektivat e mëdha të klubit katalonas.