Ranieri për Dovbyk: Ka bërë përparim, por ende ka për të dhënë

Ranieri për Dovbyk: Ka bërë përparim, por ende ka për të dhënë

Trajneri i AS Romës, Claudio Ranieri, në prag të ndeshjes së fundjavës ndaj Fiorentinës në “Olimpico”, ka folur për sulmuesin ukrainas Artem Dovbyk, i cili iu bashkua klubit verën e kaluar nga Girona.

Ranieri u shpreh i kënaqur me sezonin e parë të lojtarit në Serie A, por theksoi se ai ende ka shumë hapësirë për t’u përmirësuar.

“Vazhdoj të besoj tek ai. Është një lojtar që ka bërë përparim të dukshëm. Nuk është një blerje e keqe. Ka lojtarë që përshtaten më shpejt dhe të tjerë më vonë”, ka thënë Ranieri.

“Ju kujtohet Dzeko – na solli shumë pikë të rëndësishme. Për vitin e parë është një sezon pozitiv. Por ai duhet të përmirësohet, sepse ka potencialin dhe aftësinë për ta bërë këtë”, theksoi strategu italian.

Share This