Ranieri: Jemi gati të përballemi me Milanin

Ranieri: Jemi gati të përballemi me Milanin

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, në një intervistë për SportMediaset në prag të çerekfinales së Kupës së Italisë kundër Milanit, tha se sfida e radhës do të jetë e vështirë, por beson se skuadra e tij do të japë më të mirën.

Milan dhe Roma do të përballen nesër mbrëma në San Siro, në një duel që pritet të jetë mjaft i fortë.

“Objektivi ynë është të zhvillojmë një lojë të mirë kundër Milanit. E dimë që ata nuk kanë humbur në shtëpi prej 12 ndeshjesh – e fundit ishte kundër Napolit. Që kur erdhi Conceicao, ata kanë regjistruar pesë fitore, dy barazime dhe dy humbje. Jemi të vetëdijshëm se do të përballemi me një ekip të madh, por do të mundohemi të bëjmë lojën tonë,” tha Ranieri.

“Pres një ndeshje të vështirë, por ne jemi gati për këtë përballje. Milani është një skuadër që mund të shpërthejë në çdo moment, ata luajnë në sulm dhe kanë lojtarë cilësorë,” shtoi ai.

Ndeshja mes Milanit dhe Romës do të nisë në orën 21:00.

Share This