“Rana e Hedhun’, mrekulli e natyrës në bregdetin Adriatik”

“Rana e Hedhun’, mrekulli e natyrës në bregdetin Adriatik”

“Rana e Hedhun” është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj vitet e fundit në Shëngjin.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga “Rana e Hedhun”, mrekulli e natyrës në bregdetin Adriatik.

“Rana e Hedhun” është një plazh i mbrojtur që vazhdon të mbërthejë kuriozitetin e vizitorëve dhe pushuesve pasi duket sikur rëra ka nisur udhëtimin e saj drejt malit.

Ndodhet 2.5 km nga qyteti i Shëngjinit në bashkinë e Lezhës dhe vlerësohet si një gjeomonument i rrallë.

Monumenti i Natyrës, Rana e Hedhun është vendi ku dunat e rërës shkrihen së bashku me detin. Një destinacion unik, me gjatësi 600 m dhe gjerësi 100 m, pozicionuar rrëzë malit të Rencit. Rana e Hedhun njihet edhe për vlerat e saj shkencore gjeomorfologjike, didaktike dhe turistike.

Ky plazh të jep një pamje që nuk e ndesh askund përgjatë bregdetit Adriatik. Aty takohet rëra gri me detin e kaltër, ndërsa nuk mungojnë edhe shkëmbinjtë që zbresin nga mali dhe derdhen në det. /atsh/

Share This