Ramush Haradinaj nga Suhareka: Përkrahja juaj është motiv, përgjegjësi dhe obligim

Ramush Haradinaj nga Suhareka: Përkrahja juaj është motiv, përgjegjësi dhe obligim

Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me përkrahësit e tij në Nëndegën e Samadraxhës së Suharekës, ku është pritur me një pjesëmarrje të madhe.

Haradinaj ka vlerësuar këtë mbështetje si një mesazh inkurajimi dhe një dëshmi se AAK është në rrugën e duhur.

“Kemi ecur bashkë në ditë të mira e të vështira. Përkrahja e juaj e madhe është motiv, është përgjegjësi, është obligim për ne që të jemi zani juaj” ka shkruar ai.

Sipas Haradinajt, ky entuziazëm tregon besimin e qytetarëve në vizionin dhe angazhimin e AAK-së për të ardhmen e Kosovës.

Share This