Ramosaj i dërgon ‘të fala nga Gjakova’ Gërvallës pas goditjes ndaj Haradinajt: “Edhe pak ditë je ministre”

Ramosaj i dërgon ‘të fala nga Gjakova’ Gërvallës pas goditjes ndaj Haradinajt: “Edhe pak ditë je ministre”

“Edhe pak ditë je ministre…të fala nga Gjakova”.

Kështu i reagoi kandidati për deputet dhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, goditjes së Donika Gërvalla i bëri nga Peja, Ramush Haradinajt, për të cilin tha se “me kismet të zotit e largojmë nga Kuvendi i Kosovës”.

“Donikë, krejt këto sulme ndaj Ramushit tregojnë më së miri për krejt punën që keni bërë gjatë këtyre viteve qeverisje. Udhëhiqni pozitën më të rëndësishme në qeveri dhe nuk e keni sjellë asnjë njohje”, tha Ramosaj.

Postimi i plotë:

Donika Gërvalla, e cila edhe për pak ditë ushtron detyrën e ministres, paska zgjedhur që përsëri të flasë fjalë të rënda e akuza të pabaza ndaj Ramush Haradinajt.

Donikë e krejt ju VV-Guxo, Ramushi është një figurë e respektuar dhe lider që ka dhënë shumë për lirinë dhe shtetndërtimin e vendit tonë.

Donikë e krejt ju lista juaj, në vend që të përqendroheni në ndërtimin e të ardhmes më të mirë për qytetarët e Kosovës, vazhdoni ende me sulme ndaj Ramushit.

Donikë, krejt këto sulme ndaj Ramushit tregojnë më së miri për krejt punën që keni bërë gjatë këtyre viteve qeverisje. Udhëhiqni pozitën më të rëndësishme në qeveri dhe nuk e keni sjellë asnjë njohje.

Donikë, mos harro se populli e di se kush i ka qëndruar krah Kosovës dhe kush ka ndjekur interesat personale duke përçarë.

Donikë, e ardhmja nuk ndërtohet mbi përçarje dhe fyerje, por mbi bashkim dhe respekt.

Të fala ju dërgojmë nga Gjakova.

Share This