Rama:Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump kundër armëve bërthamore në Iran

Rama:Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump kundër armëve bërthamore në Iran

Kryeministri shqiptar Edi Rama reagoi sot, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi se SHBA kishin përfunduar sulmet ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan.

Në një postim në platformën X, kryeministri i Shqipërisë shkruan se “ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore”.

Ai shprehet se “kjo është një teokraci, e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në vite të pafundme të etiketimit të kombeve të lira si “satanike” dhe thirrjes së hapur për shfarosjen e tyre”.

Rama nënvizon se “nga çdo aspekt, është një devijim i veçantë, ndryshe nga çdo shtet i armatosur me armë bërthamore, pavarësisht sistemit politik”.

“Si një komb që doli nga humnera e një regjimi teokratik brutal, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e sinqerta të presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore”, thekson Edi Rama.

Share This