Ramadani tregon kujt ia dedikon supergolin e shënuar në fitoren e Lecce-s
Lecce i rikthehet suksesit gati tre muaj pas herës së fundit. Kaio Jorge i është kundërpërgjigjur golit të Piccoli-t, por në fund Ylber Ramadani i dha gëzimin e tri pikëve të besuarve të trajnerit Roberto D’Aversa.
Këto janë fjalët e mesfushorit shqiptar për DAZN. “Këtë gol ia dedikoj në radhë të parë bashkëshortes sime duke pasur parasysh që jemi në pritje të një fëmije e më pas këtyre njerëzve që më kanë ndihmuar që nga dita e parë”.
“Këto janë tri pikë të rëndësishme. Lojtarët dhe klubi ishin pranë meje që në fillim, si dhe tifozët tanë që janë spektakolar. Kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer kundër një rivali të drejtpërdrejtë. Tani jam i fokusuar në këtë sezon, pastaj do të jetë Kampionatin Evropian kundër Italisë, dua të bëj mirë”.