Ramadani titullar, Lecce fiton ndaj Genoas dhe ngjitet në vend të dytë në Serie A
Lecce është duke kaluar një moment shumë të mirë, ndërsa këtë të premte fitoi minimalisht 1-0 ndaj Genoas.
Skuadra e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Ylber Ramadanit që tashmë është titullar i padiskutuar, diktoi ritmin gjatë gjithë sfidës.
Miqtë e mbyllën pjesën e parë me 10 lojtarë pasi në minutën e 36’ Martin mori kartonin e dytë të verdhë.
Megjithatë vendasit e shfrytëzuan superioritetin numerik në minutën e 83’, kur Oudin shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Leccen.
Pas takimit të raundit të pestë të Serie A, Lecce ngjitet në vend të dytë me 11 pikë, megjithatë një pjesë e mirë e skuadrave nuk i kanë zhvilluar ende ndeshjet e kësaj jave.
Genoa nga ana tjetër renditet në vend të 14-të me katër pikë të grumbulluara në pesë ndeshje.