Ramadani: Shqipëria është gati për duelin me Ukrainën
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani në konferencën për media, një ditë para duelit me Ukrainën, është shprehur optimist se skuadra kuqezi do të dal me rezultat pozitiv në duel me ukrainasit.
Shqipëria dhe Ukraina do të ndeshen nesër mbrëma në ‘Epet Arena’ të Çekisë, në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
“Atmosfera është fantastike, jemi shumë të përqendruar. Na pret një ndeshje shumë e vështirë, por atmosfera është shumë e mirë. Jemi gati, e kemi studiuar Ukrainën, është një kundërshtar i fortë, por ne do të zbresim në fushën e lojës për një rezultat pozitiv. Jemi stërvitur shumë mirë gjatë javës, e dimë se çfarë na pret”, tha Ramadani.
“Forca jonë është grupi, do bëjmë gjithmonë më të mirën. Do bëjmë gjithçka për ta fituar grupin”, ka theksuar Ramadani.
Ndeshja Shqipëri-Ukrainë fillon në orën 20:45.