Ramadani sfidon Bajramin: Ka mundur Juven dhe Interin, por s’na mund dot ne
Ndeshja mes Leçes dhe Sasuolos do të ndiqet me shumë interes nga publiku shqiptar pasi në të dy ekipet luajnë lojtarët, të cilët përbëjnë 2/3 e mesfushës kuqezi.
Në njërën anë me ngjyrat verdhekuqe aktivizohet Ramadani ndërsa nga ana tjetër do të jetë Nedim Bajrami.
Në vigjilje të këtij dueli mesfushori shqiptar i Leçes ka dalë në një konferencë për shtyp ku nuk heziton të sfidojë shqiptarin e Sasuolos. “Do të jetë një rivale e forte. Këtë gjë na e bëri të qartë edhe trajneri. Sasuolo ka mundur ekipe si Juventusi dhe Interi prandaj duhet të bëjmë kujdes”, tha Ramadani.
“Ne do të luajmë me dëshirën për të fituar, për të bërë diçka të tillë do të na duhet të interpretojmë një ndeshje me mentalitetin e duhur”, tha Ramadani.
Leçe për momentin ka mundur të grumbullojë 11 pikë dhe Ramadani shpjegon se objektivi i ekipit nga Salento është mbijetesa.