Ramadani: Serie A për mua është një ëndërr e realizuar
Mesfushori shqiptar Ylber Ramadani është shprehur shumë i lumtur që është bërë pjesë e Serie A.
Reprezentuesi i Shqipërisë, gjatë kësaj verë iu bashkua skuadrës italiane, Lecce nga klubi skocez Aberdeeni.
Ramadani tashmë ka bërë debutimin në elitën e futbollit italiane. 27-vjeçari duke folur për “Daily Record”, ka thënë se nuk mund ta refuzonte ofertën nga klubi italian dhe menjëherë ia bëri të ditur drejtueseve të Aberdeenit se Serie A ishte ëndrra e tij.
“Është një hap i madh për mua dhe më duhej ta bëja. Kur isha fëmijë, gjithmonë ëndërroja të luaja në një nga ligat më të mira në botë. Serie A është liga e dytë më e mirë në botë dhe për mua është një ëndërr e realizuar. I thashë babait tim që jam larguar nga shtëpia për 12 vjet dhe gjithmonë i kam thënë se do t’ia dilja. Kështu, kur lindi mundësia, më duhej t’i tregoja Dave Cormack (kryetar), Alan Burroës (shefi ekzekutiv) dhe Steven Gunn (drejtor sportiv) se duhej të lëvizja, sepse të luaja në Serinë A është ëndrra ime. Më duhet të falënderoj Aberdeenin, sepse më dhanë këtë mundësi dhe lejuan që kjo të ndodhte”, ka thënë Ramadani.