Ylber Ramadani ka qenë i përzgjedhuri sot për të prezantuar nisjen e aventurës gjermane përpara medieve. Mesfushori i kuqezinjve theksoi se është më mirë kur kundërshtarët nuk të vlerësojnë sa duhet pasi kështu motivohesh më shumë ndërsa shtoi se në kombëtares s’i mungojnë krrë energjitë.
Çfarë emocionesh kishit kur shkelët në tokën gjermane?
Atmosfera është fantastike si gjithmonë. Ishte një pritje fantastike kur zbritëm nga avioni, ndjesi e mrekullueshme.
Si e shikoni konkurrencën në skuadër?
Konkurreca na bën mirë, jemi të gjithë gati pavarësisht se kush luan. Kemi kundërshtarë të fortë dhe duhet të jemi të përqëndruar të gjithë nga i pari te i fundit, nuk ka rëndësi kush luan, duhet të jemi gati.
Do të nisni këtë aventurë përballë kampionëve në fuqi të Europës.
Është emocion i veçantë, ne do të futemi në fushë për të luftuar për çdo pikë. Të dhurojmë 100% dhe ta tregojmë veten. Të flasim në fushë.
E kishit menduar vite më parë se sot do të ishe këtu?
Për mua është një ëndërr që është bërë realitet, do të punoj të kap nivele të larta si me kombëtaren dhe Leçen.
Keni luajtur shumë ndeshje këtë sezon, keni ruajtur energji?
Në kombëtare nuk e mendoj enrgjinë, dua të futem në fushë dhe të jap gjithçka për fanellën”.
A do luani në kundërsulm ndaj Italisë ashtu si ndaj Azerbajxhanit?
Bëmë detyrën ndaj Azerbajxhanit, taktikën e vendos trajneri. Ne e bëmë atë lojë me idenë për të fituar. Taktikat i di trajneri.
Sa ju ndihmon fakti që një pjesë e madhe e lojtarëe luajnë në Serie A?
Na ndihmon shumë sepse çdo lojtar të Italisë e njohim si luan, na ndihmon taktikisht. Janë lojtarë me kualitet, por i dimë sepse jemi përballur me ta gjatë kampionatit.
Ndjeheni të favorizuar ngaqë nuk keni presion?
Gjithmonë më ka pëlqyer kur nuk na kanë vlerësuar sepse na motivon. Në heshtje mund t’i thyejmë të gjithë.