Ramadani: Kushdo nga opozita që nuk bashkëpunon, i shërben Qeverisë izoluese të Kurtit

Ramadani: Kushdo nga opozita që nuk bashkëpunon, i shërben Qeverisë izoluese të Kurtit

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka komentuar situatën politike dhe formimin e Qeverisë së re.

Ramadani ka deklaruar se kushdo nga opozita që nuk bashkëpunon, i shërben sipas tij, Qeverisë izoluese të Kurtit.

“Ngërçin institucional të mundshëm duhet ta tejkalojë opozita. Qytetarët kanë votuar për Qeveri të re, jo për vazhdim të qeverisjes izoluese. Në ditët e ardhshme Gjykata Supreme do të pritet të jep verdiktin mbi ankesat zgjedhore. Pastaj, nëse kjo mundëson Certifikimin e Retultateve, procesi për ndërtimin e institucioneve duhet të fillojë”, ka theksuar Ramadani në postimin e tij në Facebook.

Prandaj, sipas Ramadanit, opozitarët e deritashëm duhet të ulen dhe bëjnë marrëveshjen për Qeveri të re, Qeveri të stabilizimit të Kosovës.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, procesi u vlerësua si demokratik dhe pa incidente.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30%. Partia Demokratike e Kosovës më 20.95% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27%.

Share This