Ramadani i artë në Kupën Evropiane

Ramadani i artë në Kupën Evropiane

Pas Donjeta Sadikut, vjen një tjetër sukses i sportistëve tonë në arenat ndërkombëtare.

Atleti ynë, Muhamet Ramadani, ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane të hedhjeve për U-23, që u mbajt në Leiria të Portugalisë.

Bursisti ynë olimpik, rezultatin më të mirë e pati 18.54 metra.

Kujtojmë se Ramadani, medaljen e artë e kishte fituar edhe vitin e kaluar.

Share This