Ramadani e “zhvesh” Dybalan në fund të pjesës së parë
Lecce ishte pranë një fitoreje të madhe kundër Romës, në “Olimpico”, ku protagonist në radhët e ekipit puljez ishte pa dyshim Ylber Ramadani (ndërsa kapiteni i Shpresës së Shqipërisë, Medon Berisha, qëndroi gjatë gjithë kohës në stol), por në shtesë pësoi dy gola brenda tri minutash, për t’u larguar tepër e zhgënjyer nga kryeqyteti italian.
Gjithsesi, mesfushori shkatërrues shqiptar (Ramadani) ka për çfarë të gëzohet në këtë sfidë. Në fund të pjesës së parë, 27-vjeçari mori trofeun personal: fanellën e Paulo Dybalas.
Ndoshta nga frika se mos sulmuesi argjentinas zëvendësohej, Ramadani e bindi të shkëmbenin bluzat kur skuadrat po shkonin për pushimin mes pjesëve.
Në fakt, në momentin që Dybala i jep fanellën Ramadanit, i kujton që duhet t’ia japë edhe ai të tijën. /SS/