Rama, uron veteranët e UÇK-së në Ditën e Veteranit: Kontributi i tyre është pjesë e pandashme e historisë sonë

Rama, uron veteranët e UÇK-së në Ditën e Veteranit: Kontributi i tyre është pjesë e pandashme e historisë sonë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ditën e Veteranit, duke theksuar se ata përfaqësojnë vlerat më të larta të sakrificës dhe atdhedashurisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama kujtoi se 30 dhjetori i vitit 1991 shënoi fillimin e përballjes së familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, një akt që shënoi nisjen e rezistencës së armatosur dhe themelimin e luftës çlirimtare të UÇK-së.

“Veteranët e Kosovës përfaqësojnë vlerat më të larta të sakrificës dhe atdhedashurisë. Kontributi i tyre është pjesë e pandashme e historisë sonë shtetërore dhe obligim i përhershëm për respekt, kujtesë dhe përkujdesje institucionale,” shkroi Rama.

Ai shtoi se në këtë ditë të veçantë nderohen edhe familjet e dëshmorëve dhe të rënëve për liri, duke u përkulur para sakrificës së tyre sublime. “Lavdi!” përfundoi kreu i Komunës së Prishtinës.

Share This