Rama uron Trumpin: Fitore e jashtëzakonshme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Ai në rrjetin social X ka shkruar se mezi pret të punojë me të, derisa u shpreh se ishte nder të punonte krah presidentit të 46-të, Joe Biden.
“Urime për këtë fitore të jashtëzakonshme Donald Trump. Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Mezi pres të punoj me presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm Shqipëri-SHBA”, ka shkruar Rama.