
Rama uron fundjavë të mbarë nga plazhi publik i Velipojës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar një fundjavë të mbarë për të gjithë ata që e ndjekin në llogarinë e tij në Facebook.
Këtë mëngjes, ai shpërndau foto nga plazhi publik i Velipojës, ku me këto pamje uroi një mëngjes të bukur dhe vikend të mirë.
“MIRËMËNGJES dhe nga plazhi publik në Velipojë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.