Rama tregon pamje nga tuneli i Llogorasë: Bukuri të udhëtimit drejt jugut

Rama tregon pamje nga tuneli i Llogorasë: Bukuri të udhëtimit drejt jugut

Tuneli i Llogorasë është hapur zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut dhe duke mbështetur sezonin turistik.

Kalimi në tunel do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, në kuadër të masave për promovimin e industrisë së turizmit.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje të udhëtimit drejt jugut përmes tunelit, duke e përshkruar këtë rrugë si mjaft tërheqëse.

“Është Shqipëria. E bukura e udhëtimit drejt jugut”, shprehet ai.

Në tunel është e ndaluar kalimi i mjeteve me tonazh të rëndë.

Me një gjatësi prej 6 kilometrash, tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tuba, tubi kryesor dhe tuneli i emergjencës, të lidhur me 11 dalje.

Ky tunel jo vetëm lehtëson qarkullimin, por gjithashtu redukton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Dukati në Palasë, duke e shkurtuar nga rreth 30 minuta në vetëm 7 minuta.

Share This