Rama thotë se synohen zhvillime të mëdha për Prishtinën
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se një numër i madh i investitorëve janë interesuar të investojnë në Prishtinë. Ai në prezantimin e programit të Konferencës së Dytë të Investitorëve “Prishtina 2030”, ka deklaruar se investitorët janë serioz.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se nga këto projekte do të përfitojnë qytetarët.
“Një numër i madh i investitorëve kanë shprehë interes serioz për të investuar në Kryeqytet. Të gjitha këto investime janë transformuese që kanë shkuar në proces transparent, kemi pas një numër të madh të bizneseve që janë interesuar si dhe ju kemi përgjigjur te gjitha kërkesave te investitorëve, projektet kryesore janë te ndërlidhura me kryeqytetin”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se nga investimet nuk do të preket asnjë cent i komunës.
“E kemi projektin e ‘Rrethit të Flamurit’, projekti tjetër është Stacioni i Autobusëve. Parku i ri i cili e ndërlidhë lagjen Dardania me Kalabrinë, i cili do t’i ndërlidhë 90 mijë qytetarë për kalim dhe është projekt madhor. Tregu i Vjetër është projekt serioz dhe lidhet me parkingun nëntokësorë. Të gjitha këto projekte janë të avancuara nga arkitekt serioz dhe në aspektin financiar i kanë fondet e sigurta. Janë projekte që përputhen me standardet më të larta të qëndrueshmërisë. Të gjitha këto përfitime të qytetareve do të bëhen pa e përdorur asnjë cent të komunës”, ka deklaruar Rama.