Rama takon Rutten, ja çfarë biseduan

Rama takon Rutten, ja çfarë biseduan

Në Samitin e NATO-s në Hagë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin ka diskutuar për angazhimet e samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit dhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë.

“Hagë, Samiti i NATO-s. Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Share This